Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, e ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden, për qasjen ndaj dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas tij, Biden e ka “shpërfillur takimin” mes dy liderëve që u mbajt të martën e 15 qershorit në Bruksel.
Grenell ka publikuar një shkrim autorial me titullin “Biden shpërfill Kosovën dhe Serbinë”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut, por palët nuk u morën vesh për temat e ngritura.
Ky ka qenë takimi i parë i tyre në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik./Insajderi.com
Biden Team Snubs Kosovo and Serbia – check out the details on @OnLocals https://t.co/1fqtpjFvXg
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 16, 2021