Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së dyshimtë të foshnjës së porsalindur në fshatin Duhël të Suharekës, njofton Insajderi.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti-Sejrani, thotë se janë në fazën fillestare të grumbullimit të informacioneve.
Mehmeti tha se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se jemi në fazën fillestare të grumbullimit të informacioneve.Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë. Për veprimet e mëtutjeshme do të njoftoheni me kohë”, është shprehur ajo. /Insajderi.com