Miftaraj: Kryetari i Komisionit për Provimin e Jurisprudencës ka dhe katër pozita të tjera

Miftaraj: Kryetari i Komisionit për Provimin e Jurisprudencës ka dhe katër pozita të tjera

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, deklaroi të mërkurën se Albert Zogaj, i cili ditë më parë është propozuar nga Ministria e Drejtësisë për kryetar të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, ka edhe katër pozita të tjera, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Zogaj është në konflikt interesi për provim të jurisprudencës.

Ndërkaq, pozitat tjerë që mbanë, sipas Miftarajt, janë:

“Gjykatës në Gjykatën Supreme; anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës; jep mësim në një universitet privat; kur u propozua për këtë pozitë, ka pasur kontratë me një organizatë joqeveritare; u propozua kryetar i komisionit”./Insajderi.com