Aktakuzë ndaj policit në Gjilan – Sulmoi seksualisht të miturën me aftësi të kufizuara

Aktakuzë ndaj policit në Gjilan – Sulmoi seksualisht të miturën me aftësi të kufizuara

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit policor me inicialet R.SH., pasi i njëjti dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture me aftësi të kufizuara mendore, njofton Insajderi.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.SH., që nga muaji nëntor 2020, deri më 20 Prill 2021, në Kamenicë, në intervale të ndryshme kohore, ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës.

I njëjti, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 21 Prill 2021.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të njëjtit ti vazhdohet masa e paraburgimit dhe krahas dëmit kryesor ti shqiptohet edhe dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të profesionit”, thuhet në njoftimin për media të gjykatës./Insajderi.com