Aksident në Prishtinë, vetura godet një vajzë në biçikletë

Aksident në Prishtinë, vetura godet një vajzë në biçikletë

Një vajzë ka mbetur e ënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Luan Haradinaj”, Prishtinë.

Aksidenti në të cilën u përfshi një veturë dhe biçikletë ndodhi rreth orës 17:00.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesja e biçikletës.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo. /Insajderi.com