AAK kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për takimin në Bruksel

AAK kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për takimin në Bruksel

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e së enjtes në Kuvend i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, të raportojë sa më parë para deputetëve për takimin e zhvilluar me palën serbe më 15 qershor në Bruksel, njofton Insajderi.

Tahiri tha se kjo është kërkesa kryesore e deputetëve të AAK-së, pasi siç tha ai, “humbi tema e njohjes reciproke dhe e kërkimit të faljes nga Serbia”.

Ai tha se kërkojnë të dinë se pse gjatë takimit kryeministri nuk ka kërkuar njohje reciproke me Serbinë.

“Kërkojmë nga kryeministri që të na raportojë për këto katër pika dhe pse në takim nuk foli për njohje reciproke, por u ndal në katër pika që në esencë s’janë gjë tjetër veçse lojë fjalësh”, tha Tahiri para deputetëve./Insajderi.com