Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, sot pritet të deklarohen lidhur me iniciativën për shkarkimin e ministrit për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq, raporton radio televizioni i Malit të Zi.
Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, ka kërkuar shkarkimin e Leposaviqit, pasi i njëjti kishte mohuar masakrën e ndodhur në Srebrenicë. Ai derisa po i përgjigjej pyetje të opozitës kishte thënë “jam i gatshëm ta pranojë që në Srebrenicë ka ndodhur dhe kryer gjenocidi, vetëm atëherë kur kjo të konfirmohet”.
E shkarkimi i Leposaviqit është i mundur me votat e partisë opozitare, DPS e Millo Gjukanoviqit, që ndryshe bojkoton seancat parlamentare, dhe të disa partive tjera siç është Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazoviqit, që është pjesë e shumicës parlamentare.
E Fronti Demokratik tashmë ka paralajmëruar se nuk do të votoj për shkarkimin e Leposaviqit, sikurse Demokratët e Aleks Beçiqit.
Megjithatë, për shkarkim të Leposaviqit kanë paralajmëruar se do të votojnë për nga SDP, SD dhe Partia boshnjake dhe ajo e shqiptarëve./Insajderi.com