Hoxha: Po kërcënohem nga një anëtar i sapozgjedhur i KSHC-së

Hoxha: Po kërcënohem nga një anëtar i sapozgjedhur i KSHC-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Kosovës ka pretenduar se po kërcënohet nga një anëtar i sapozgjedhur i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, njofton Insajderi.

Kështu tha ajo pak minuta pasi shumica e deputetëve të pranishëm në sallë kanë votuar pro propozimit për ratifikimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Cilësisë në Agjencinë Kosovare të Akreditimit.

“Kam një sqarim dhe shqetësim. Derisa po flisnim këtu për Këshillin Shtetëror të Cilësisë unë marr kërcënime nga njëri nga anëtarët e posazgjedhur. Vetëm desha që Ministrja e Arsimit [Arbërie Nagavci] ta di këtë”, ka thënë ajo.

Opozita, përfshirë edhe PDK-në nuk e kanë përkrahur ratifikimin e shtatë anëtarëve të KSHC-së.

Me 63 vota për 9 vota kundër Kuvendi ka ratifikuar shtatë anëtarët e Këshillit Kombëtare të Cilësisë për Akreditim.

Anëtarët janë: Hasnije Ilazi, Gëzim Tosuni, Krenari Nuqi, Sef Bytyqi edhe tre anëtarë ndërkombëtarë. /Insajderi.com