Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten ka mbajtur mbledhjen e parë me kryetarin e ri të saj, Kreshnik Radoniqi, i emëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell Insajderi.
“Uroj të jeni gardian i Kushtetutës e KQZ-së e ta ruani nga agjendat politike”, ka thënë në këtë mbledhje anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani.
Tri ditë më parë, presidentja Osmani ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së, si dhe ka emëruar Kreshnik Radoniqin.
Opozita e ka kundërshtuar këtë vendim me arsyetimin se është antikushtetues. Madje, PDK-ja ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese rastin./Insajderi.com