Vulin-Ministrit kroat që kërkoi njohjen e Kosovës: “Si mund copëtimi i Serbisë të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit?”

Vulin-Ministrit kroat që kërkoi njohjen e Kosovës: “Si mund copëtimi i Serbisë të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit?”

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të Ministrit të Jashtëm kroat, Gordan Grlic-Radman, i cili bëri thirrje për anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës për ta bërë këtë, transmeton Insajderi.

Ai pyeti se si është e mundur të kundërshtosh ndryshimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor dhe të bëhet thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Si është e mundur që në të njëjtën fjali të kërkohet njohja e të ashtuquajturës Kosovë dhe të kundërshtohet ndryshimi i kufijve në Ballkan? Vetëm mjekësia mund të përgjigjet, por nuk ka asnjë shkencë që mund të përgjigjet pse e ashtuquajtura Kosovë mund të bëhet një shtet dhe Republika Sërpska duhet të mbeten një entitet “, pyeti Vulin, raporton ‘Kosovo Online’.

Vulin më tej pyeti se “si mund copëtimi i Serbisë të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit”.

“Dhe si do të bëhet Ballkani i qëndrueshëm nëse Serbia shpërbëhet? Shpresoj që Grlić-Radman të mos ankohet përsëri se u sulmua”, tha ai. /Insajderi.com