Votohen anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Votohen anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Me 70 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin për emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, njofton Insajderi.

Në seancën e sotme plenare, ku pikë e rendit të ditës ishte ky propozim, 89 deputetë ishin të pranishëm gjatë këtij votimi.

Kryetar i këtij komisioni është zgjedhur Albert Zogaj.

“Anëtarët e emëruar në këtë komision janë: Albert Zogaj, kryetar i komisionit, zevendësanëtare e komisionit Drita Rexhaj, Valbona Dishaj Haxhosaj anëtare e komisionit, pyetëse e lëndës E drejta penale, materiale dhe procedurale, zëvendësanëtar Afrim Shala, Zenel Leku, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta tregtare dhe zëvëndësanëtare Edije Sezairi; Halide Reka anëtare, pyetëse e lëndës E drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut dhe zëvendësanëtar Feit Krasniqi; Hajriz Hoti, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta e punës dhe E drejta administrative dhe zëvendësanëtar Nenad Laziq”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Pas miratimit të këtij propozimi, Kuvendi pauzon punimet deri në orën 16:00. /Insajderi.com