Anëtari i KSHC-së paralajmëron padi ndaj deputetes Hoxha që pretendoi se u kërcënua

Anëtari i KSHC-së paralajmëron padi ndaj deputetes Hoxha që pretendoi se u kërcënua

Anëtari i ri i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Seb Bytyçi, ka reaguar për fjalimin e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në seancën e sotme ku pretendoi se është kërcënuar nga jë anëtar i sapozgjedhur i KSHC-së, njofton Insajderi.

Pas kësaj deklarate, një nga shtatë anëtarët e zgjedhur të këtij këshilli, Seb Bytyçi, ka shkruar një postim në Facebook dhe ka paralajmëruar padi për shpifje.

“Fatkeqësisht, gjatë diskutimit për KSHC-në në Kuvend, deputetja Eliza Hoxha i tha disa gjëra rreth kandidaturës sime që janë të pavërteta. Kjo ndodhi me gjithë faktin se e vërteta reflektohet në CV-në time, si dhe me gjithë faktin se unë ia kam sqaruar të vërtetën zonjës Hoxha përmes emailit si dhe në një emision televiziv. Unë në momentin e kandidimit jam i angazhuar vetëm në Riinvest! Përsëritja e të pavërtetave me gjithë faktin se ia kam sqaruar të vërtetën përbën shpifje, për të cilën do ta padisë deputeten, nëse znj. Hoxha nuk i tërheq ato që i ka thëne publikisht”, ka shkruar Bytyçi, raporton ‘Koha’.

Kuvendi ka ratifikuar sot vendimin e qeverisë për emërimin e shtatë anëtarëve të rinjë të KSHC-së për mandate pesë vjeçar, të cilët janë Hasnije Ilazi, Gëzim Tosuni, Krenari Nuqi, Seb Bytyqi, Alison Felce, Cassie Barnhardt dhe Werner Stueber. /Insajderi.com