Asnjë i vdekur nga COVID-19, 10 raste të reja

Asnjë i vdekur nga COVID-19, 10 raste të reja

Asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe 10 raste të reja kanë rezultuar pozitive me Coronavirus nga gjithsej një mijë e 848 mostra të marra për testim.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 184.

Në 24 orët e fundit janë dhënë tetë mijë e 446 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës. Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com