IPK rekomandon suspendimin e tre policëve që keqpërdorën detyrën

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve që keqpërdorën detyrën

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përcjell Insajderi.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit, një rreshter policor dhe një zyrtar policor.

“Bazuar në hetimet e deritashme ekziston dyshimi se zyrtarët policorë nuk kanë raportuar prova dhe fakte për të cilat ata kanë rënë në dijeni gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me një punishte në Drenas.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftim./Insajderi.com