Opozita që përbehet nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, janë deklaruar kundër votimit të Komisionerit të Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
Kështu kanë thënë, Elmi Raqica nga PDK, Arben Gashi i LDK-së dhe Pal Lekaj deputet i AAK-së.
Mënyrën sesi Lëvizja Vetëvendosje po vepron, opozita po e sheh si “jodemokratike”.
Për këtë janë të një qëndrimi – mos marrje pjesë në votim. /Insajderi.com