Kancelari austriak në Samitin e Vjenës: T’i mbajmë premtimet tona për Ballkanin Perëndimor

Kancelari austriak në Samitin e Vjenës: T’i mbajmë premtimet tona për Ballkanin Perëndimor

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, thotë se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet e dhëna. Kështu u shpreh ai pas konferencës së mbajtur sot në Vjenë për Ballkanin Perëndimor, ku i pranishëm është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurz ka takuar edhe ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, derisa thotë se është e rëndësishme që të ri-zotohen për përspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Faleminderit Miroslav Lajçak për pjesëmarrjen në Samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor në Vjenë. E rëndësishme është të rinovojmë angazhimin evropian për perspektivën në BE të Ballkanit Perëndimor. Le të mbajmë premtimet tona!”, ka shkruar Kurz në Tëitter.

Kurz po ashtu ka thënë se do të diskutojnë për projektin e zhvillimit dhe ngritjen ekonomike pas pandemisë.

Ndryshe, pjesëmarrës në këtë ngjarje janë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Belinda Belluku nga Qeveria e Shqipërisë, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Zoran Tegeltija nga Bosnja dhe Hercegovina dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. /Insajderi.com