Reagon Sindikata e Pavarur e RTK-së, kërkon shkarkimin e Mentor Shalës

Reagon Sindikata e Pavarur e RTK-së, kërkon shkarkimin e Mentor Shalës

Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës  ka reagon lidhur me fjalorin e përdorur nga drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala ndaj deputetes, njëherit kryetares së Komisionit Parlamentar për Media, Doarsa Kica, shkruan Insajderi.

Në komunikatën e dërguar thuhet së “gjuha e përdorur nga drejtori Shala është e turpshme dhe e pamoralshme, dhe si e tillë ka shkaktuar indinjatë të thellë edhe në mesin e të punësuarve të RTK-së”

“Sindikata distancohet nga ky fjalor i gërditshëm dhe primitiv, duke kërkuar që ky person të shkarkohet menjëherë nga të gjitha përgjegjësitë në RTK”, thuhet në njoftim.

Më tej është shkruar, “nuk është hera e parë që ky person, në cilësinë e drejtorit si dhe të zv. drejtorit gjeneral të RTK-së, përdor fjalor fyes e denigrues ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe qytetarëve të vendit tone”./Insajderi.com