Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit m inicialet F.D, i cili dyshohet për vrasjen e 26-vjeçarit nga Klina me inicialet V.B., njofton Insajderi.
Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për medie, nga Gjykata Themelore në Pejë.
“Me datë 16.06.2021, rreth orës 21:00, privon nga jeta personin tjetër dhe me dashje vë në rrezik jetën e personave tjerë, në atë mënyrë që, pas një konflikti verbal në mes të pandehurit dhe viktimës V.B, që kishte pasuar si rrjedhojë e një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre, i pandehuri nga brezi nxjerr revolen dhe me të njëjtën shtie në drejtim të viktimës, e i cili në momentin kritik ishte pothuajse ngjitur me vëllain e tij, ashtu që më pas i pandehuri me të shpejtë largohet nga vendi i ngjarjes dhe dorëzohet pranë Stacionit Policor”, thuhet në komunikatë.
Me këto veprime i pandehuri F.D kishte për të kryer veprën penale vrasje e rëndë dhe vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“Gjithashtu, gjykata duke e pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së kësaj vepre dhe se raportet në mes të familjeve janë të acaruara, vlerëson se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri mund të vie deri te kryerja e ndonjë vepre të re penale andaj, mbi këto baza caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm”. /Insajderi.com