Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për t’i dhënë fund dhunës seksuale në luftë

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për t’i dhënë fund dhunës seksuale në luftë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka bërë thirrje për solidarizim kundër dhunës seksuale në luftë, meqë të shtunën shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Luftë, njofton Insajderi.

“Secili prej nesh nëpër botë ka aftësinë të mblidhemi së bashku dhe të avokojmë për fundin e dhunës në mjediset lokale dhe jo-lokale për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.

Më 19 qershor 2015, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 19 qershorin, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Luftë.

Vasfije Krasniqi është viktimë e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë dhe është e para grua që ka rrëfyer publikisht historinë e saj të dhunimit nga forcat policore serbe./Insajderi.com