Putini i jep falas Serbisë dhjetëra tanke dhe aeroplanë luftarakë

Serbia dëshiron të bashkohet me BE. Por vendi ballkanik furnizohet me pajisje ushtarake nga pronat e rezervave ruse, pa i paguar ato. 

Putini i jep falas Serbisë dhjetëra tanke dhe aeroplanë luftarakë

Presidenti rus Vladimir Putin i ka ofruar Serbisë dhjetëra avionë luftarakë dhe tanke rezervë të forcave të saj të armatosura, shkruan Welt.

Ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Djordjevic njoftoi se Serbia nuk duhet të paguajë asgjë për avionin luftarak “29 MiG-29 “, tankun luftarak “30 T-72” dhe 30 automjete të blinduara “BRDM-2”.

Presidenti i Federatës Ruse ka thënë se “do të nënshkruajë dekretin për dërgesën e armëve dhe kur kjo do të bëhet ne do të veprojmë në përputhje me rrethanat” ka thënë Djordjevic.

Marrëveshja u dakordua gjatë një vizite të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq në Moskë.

Ekspertët vlerësojnë se këto mjete ushtarake do ti kushtonin Serbisë rreth 200 milionë euro.

Serbia është në negociata për pranimin e saj në BE, por edhe mban marrëdhënie tradicionalisht të ngushta me Rusinë. /Insajderi.com