Ministri i Qeverisë Kurti për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën të kemi institucion një etnik

Ministri i Qeverisë Kurti për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën të kemi institucion një etnik

“Në një shtet multi-etnik nuk mund të ketë një institucion një etnik”.

Kështu u shpreh ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, duke iu referuar Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Duke cituar kreun e Qeverisë, Albin Kurti, ai tha se varianti i propozuar më herët përbën shkelje të Kushtetutës.

“Besoj që kryeministri Kurti ka qenë vazhdimisht i qartë në këtë temë dhe unë po e theksoj faktin që nuk mundemi që në një shtet multi-etnik të kemi një institucion një etnik”.

“…varianti i propozuar më herët ka shkelje Kushtetuese kështu që ne nuk mund që me veprimet tona të jemi në dis-harmoni me shtetin tonë sa i përket asociacionit”, deklaroi Krasniqi për EO.

Ai foli edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor, duke sqaruar se janë në komunikim të vazhdueshëm me kryetarët aktual të komunave që ky proces të shkojë në rregull./Insajderi.com

Ministri Krasniqi merr një vendim të ri - Ballkani.info