Theret me thikë një person në Podujevë

Theret me thikë një person në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi i njëjti gjatë një rrahje ka therur me thikë një person tjetër, shkruan Insajderi.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:33, në Podujevë.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të policisë , viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë një rrahje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com