Plagosje në Prishtinë

Plagosje në Prishtinë

Një person është plagosur më armë zjarri sot rreth orës 12:oo në rrugën ”27 Nëntori” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Viktima pas plagosjes kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.

Ahmeti deklaroi se personi i plagosur aktualisht është duke marrë mjekimin e nevojshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo më tej, tha se policia është duke punuar në zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

“Sot rreth  orës 12:00, policia  ka marrë informacionin se në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një person i plagosur nga arma e zjarrit ka kërkuar tretman mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur verzioni i hetimit se në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë, personi është plagosur me armë zjarri, nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar. Përderisa personi i lënduar po merr mjekimin e nevojshëm në QKUK, hetuesit policor kanë nisur punën për zbardhjen e rastit si dhe  identifikimin e personave të përfshirë në rast”, ka deklaruar Ahmeti./Insajderi.com