Selimi: Abdixhiku po e kursen Kurtin duke u marrë me zëdhënësin e tij

Selimi: Abdixhiku po e kursen Kurtin duke u marrë me zëdhënësin e tij

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Lumir Abdixhiku po e amniston Albin Kurtin duke u marrë me zëdhënësin e tij Përparim Kryeziun.

Sipas Selimit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdixhiku nuk “po mundet me pa malin prej druinit”.

“Vetëm Lumirit i ndodh mos me e “pa malin prej drunit”. Kapet me zëdhënësin e Qeverisë për ta amnistuar Kryeministrin. Nëse s’ka përgënjeshtrim nga Kryeministri, zëdhënësi ka folur me gojën e Kryeministrit! Marrëveshja e Washingtonit është arritje dhe ligjërisht e aplikueshme”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Abdixhiku, ka thënë për Kryeziun “aq di I shkreti”, pasi zëdhënësi i Qeverisë kishe deklaruar se “marrëveshja e Uashingtonit nuk ka vlerë juridike”. /Insajderi.com