Një aksident ka ndodhur në Podujevë, ku katër persona mbetën të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën ‘Ali Ajeti”, rreth orës 19:30. Aksidenti ndodhi ndërmjet dy veturave.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha zëdhënësja e Policisë”, tha Ahmeti. /Insajderi.com