Derisa del nga mbledhja, Kurteshi: Nuk fola për livadhin e babës, mos më lodhni

Derisa del nga mbledhja, Kurteshi: Nuk fola për livadhin e babës, mos më lodhni

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionit Qendror Zgjedhor, Sami Kurteshi ka pasur përplasje gjatë mbledhjes së këtij komisoni me kreun e ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, shkruan Insajderi.

Kurteshi ka thënë së ish-kryetarja, Valdete Daka nuk ka thirrur asnjë mbledhje me arsyetimin së pandemia.

Ai ka insistuar se po diskuton lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, teksa kërkonte që të mos i ndërhynin nga antarët tjerë, duke deklaruar “asnjë fjal për livadhin e babës nuk e thashë”.

“Sa për informimin tuaj të saktë asnjë mbledhje nuk e ka thirrë zonja Daka të Këshillit për marrëdhënie me jashtë sepse ka pasë arsyetime, pandemia e anej, ka qenë e zënë nuk e di çka. Unë jam duke folur zotri kryesues për pikën e katërt të rendit të ditës dhe asnjë fjalë personale nuk e thashë për livadhin e babës tim, unë po them çka është çështja. Ju lutem mos ndërhyni se unë nuk po ndërhyjë. Kur të ndërhyjë për një çështje personale, veç thuani lëshoje mbledhjen se s’kemi ardhë me i zgjidh çështjet e tua personale”, ka thënë Kurteshi në videon e publikuar nga ‘KK’

Pas kësaj deklarate ai është parë i nervozuar duke dalë nga mbledhja.

“Krimi i organizuar ka humbë më 14 shkurt, këtu po dojnë me e mbajtë. Hajt bre allahile, mos më lodhni”, ka thënë Kurteshi duke lëshuar mbledhjen./Insajderi.com