Java e ardhshme me mot të nxehtë

Java e ardhshme me mot të nxehtë

Javë që vjen do të jetë e nxehtë dhe me vapë, njofton Insajderi.

Kjo pasi presioni i lartë atmosferik do të mbetet i qëndrueshëm.

Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Sfrika Veriore, njofton Instituti Hideromerologjik.

Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s. /Insajderi.com