Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritna Abazoviq, ka thënë se Beogradi “duhet ta di se Mali i Zi është shtet i pavarur”.
Ai për Vijestin, ka thënë se Mali i Zi vendos si i pavarur për fatin e vet, transmeton Insajderi.
“Duhet të jetë e qartë për të gjithë, veçanërisht për zyrtarët nga Beogradi që janë marrë shumë me Malin e Zi kohëve të fundit, se ky është një shtet i pavarur që vendos për fatin e vet dhe nuk pajtohet me poshtërime” ka thënë Abazoviq.
Abazi theksoi se Mali i Zi, ndjek politiken e një fqinjësie të mirë.
“Unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të heqin qafe nacionalizmin, armiqësinë dhe të kaluarën, sepse kjo nuk na ka sjellë asgjë të mirë. Le të jemi të përkushtuar në zgjidhjen e problemeve dhe ndryshimin e së ardhmes. Unë jam gati për dialog me kolegët dhe kjo është shumë e nevojshme për momentin”. /Insajderi.com