Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se në futboll është me shqiptarët kudo që janë.
Këtë koment e dha pasi Xherdan Shaqiri shënoi dy gola, në fitoren e Zvicrës 3 me 1 kundër Turqisë në kuadër të kampionatit “EURO 2020”.
“Kudo që luajnë, unë kam respekt për çdo futbollist shqiptar! Kësaj radhe për Shaqirin dhe Xhakën”, ka shkruar Pacolli.
Por, Zvicra ende nuk e ka siguruar kualifikimin për fazën tjetër.
Kjo kombëtare ka përfunduar e treta në “Grupin A”, dhe shpreson që të jetë në mesin e katërt skuadrave nga gjashtë sosh që përfundojnë në pozitat e treta të grupeve. /Insajderi.com