Aksident në Prishtinë ndërmjet një veture dhe motoçiklete

Aksident në Prishtinë ndërmjet një veture dhe motoçiklete

Një aksident ka ndodhur në Prishtinë të hënën, ndërmjet një veture dhe motoçiklete.

Vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”. /Insajderi.com