Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, vetëm dy raste të reja

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, vetëm dy raste të reja

Asnjë person nuk ka vdekur nga Coronavirusi brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se vetëm dy raste të reja pozitive me COVID-19 janë shënuar gjatë kësja kohe.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej një mijë e 328 mostra të marra për testim.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241, ndërsa numri I rasteve aktive ka rënë në 162.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës. Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com