Një grua në Korçë ka vdekur pesë ditë më parë pasi është varur në litar, por vetëm sot është mësuar nga autoritetet policore për vdekjen e saj, shkruan Insajderi.
Noa.al mëson se më 17 qershor, ka humbur jetën 61 vjeçarja F.M., e cila dyshohet së është vetëvarur.
Por, sipas policisë bashkëshorti i të ndjerës nuk ka njoftuar askënd për ngjarjen.
Ashtu siç është zakoni, pasi kishin kaluar të paktën 12 orë, ai ka kryer varrimin e të ndjerës.
“Motra e viktimës, ka kërkuar nga kunati që të dijë çfarë ka ndodhur me të ndjerën dhe ka mësuar se ajo kishte vrarë veten përmes vetëvarjes”, ka njoftuar kjo media.
Ditën e djeshme ajo ka bërë kallëzim penal në policinë e Korçës.
Ndaj specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq
Policia tha se ky shtetas nuk ka njoftuar organet e Policisë se në datën 17.06.2021, në banesë, ishte vetëvarur bashkëshortja e tij shtetasja F. M., 61 vjeçe.
Për policinë, 63 vjeçari ka konsumuar elementë të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.