Vetëm gjatë javës së kaluar (14-20.06.2021), Policia e Kosovës ka gjobitur 739 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, njofton Insajderi.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga policia në faqen e tyre në Facebook.
Në Kosovë, numri i aksidenteve ka shënuar rritje pas pandemisë.
Së fundmi është konfiskuar numër i madh i patentë shoferëve pasi policia ka shtuar aktivitetet në trafik.
Madje, në disa raste ka njoftuar se dënimi i patentë shoferëve është bërë në bashkëpunim me qytetarët pasi këta të fundit po bashkëpunojnë për rastet kur po tejkalohet në vijë të plotë, duke dërguar foto apo video nga vendi i ngjarjes./Insajderi.com