Një i vdekur e një rast pozitiv me COVID-19 në Shqipëri

Një i vdekur e një rast pozitiv me COVID-19 në Shqipëri

Një viktimë dhe një rast pozitiv me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë kryer një mijë e 542 testime.

Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid-19, ndërkaq po marrin trajtim spitalor të specializuar tre pacientë, prej të cilëve dy janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 929 që nga fillimi i epidemisë./Insajderi.com