Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës në Podujevë, shkruan Insajderi.
Sipas policisë, aksionet janë marrë në dy lokacione të ndryshme.
“Sot nga njësitet policore të stacionit të Podujevës, janë realizuar 3 urdhëresa të gjykatës”, ka shkruar policia.
Personat e arrestuar janë:-B.K mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (2 urdhëresa, një për veprën mashtrim dhe një për veprën Keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16 vjeçare), dhe-V.G.mashkull,28vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (urdhëresë për ngasje në gjendje të dehur).
“Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresave të gjykatës janë proceduar më tej”, është thënë në njoftimin e policisë./Insajderi.com