Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës , Enver Hoxhaj, ka thënë se kandidati i përzgjedhur për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK’së, Sami Lushtaku, do arrijë t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh, shkruan Insajderi.

Ai ka deklaruar se nuk kemi nevojë të lutëmi për mos kandidimin e Bekim Jasharit që Skenderajin ta fitojë Sami Lushtaku.

“S’kemi nevojë me u lutë që të mos kandidojë Bekim Jashari për Skenderaj, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj”, ka deklaruar ai.

Hoxhaj, ka konfirmuar më herët se Lushtaku do të jetë kandidat i kësaj partie për Kryetar të Komunës së Skenderajt.

“Është qëndrim i degës së PDK që Lushtaku të jetë kandidat për kryetar komune dhe kjo çështje është direkte e kandidatit që e propozon dega nëse e pranon ose jo”, ka shtuar tutje ai.

Hoxhaj po ashtu ka konfirmuar se kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci do të jetë kandidat i kësaj partie në këtë komunë./Insajderi.com