Kasolle e braktisur, policia gjen diçka të pazakontë

Kasolle e braktisur, policia gjen diçka të pazakontë

Policia e Tiranës ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 46.2 kilogramë kanabis sativa. Policia ka bërë të ditur se sasia e drogës u gjet në lindje të fshatit Mal Derje, në pyll, në një kasolle të braktisur.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 28.03.2017, rreth orës 12:30, në pjesën lindore të fshatit Mal Derje, në pyll, në një kasolle të braktisur, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 46.2 kg, bimë të dyshuara narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare./Javanew/