Kurti viziton odën në të cilën Zahir Pajaziti i bënte planet për çlirimin e Kosovës

Kurti viziton odën në të cilën Zahir Pajaziti i bënte planet për çlirimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar pasditen e së hënës në odën e Naim Hysenit në Podujevë, në të cilën heroi Zahir Pajaziti, së bashku me bashkëpunëtorë kishin bërë plane për çlirimin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se kjo odë ishte e përgatitjes para aksioneve dhe e strehimit pas aksioneve.

“Kjo është oda e Naim Hysenit, ku e kemi parë në xhirim Zahir Pajazitin. Këtu bënin plane për çlirim Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë. Odë e përgatitjes para aksioneve; dhe, e strehimit pas aksioneve. Përveç gueriles së parë që filloi nga po këtu, çdo vendim tjetër për këtë zonë u vendos po ashtu këtu”.

“Dje ishte ditëlindja e Ilirit e nesër është e Hakifit. Sot erdha në këtë odë bashkë me kryetarin e Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi. Dëgjuam rrëfimet evokuese të bashkëluftëtarëve: Gjeneral Naim Haziri, Kolonel Shaip Haziri dhe Selim Haziri. Erdhëm për kujtim e nderim. Me përmallim dhe obligim”, ka shkruar ndër ai./Insajderi.com