Presidenti austriak deklarohet pas takimit me Osmanin

Presidenti austriak deklarohet pas takimit me Osmanin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime të larta nga homologu i saj austriak, Alexander Van der Bellen, gjatë ditës së sotme në Vjenë, njofton Insajderi.

I pari i Austrisë ka publikuar pamje nga pritja që i është bërë Osmanit, në llogarinë e tij në Twitter.

Ai tha se nuk dyshon se të dy vendet do të bëhen edhe më të afërta, ndërsa Kosova po përparon në rrugën e saj evropiane.

“Mirësevini në Vjenë, Presidente Vjosa Osmani. Vizita juaj nënvizon marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona. Dhe nuk dyshoj që marrëdhëniet tona do të bëhen edhe më të afërta ndërsa Kosova po përparon në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar Van der Bellen. /Insajderi.com