Kosova dhe Italia kanë nënshkruar marrëveshjen për eliminim të tatimit të dyfishtë sa i përket takimit në të ardhura dhe parandalimin e evazionit fiscal, shkruan Insajderi.
Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando
Të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë edhe ministrat e jashtëm të të dyja shteteve, Donika Gërvalla dhe Luigi Di Maio.
Gjatë ditës së sotme, Luigi di Maio mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë për vizitë zyrtare.
Kryediplomati italian do të ketë takim edhe me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca.
Ndërsa na ora 17:30 ai do t’i adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne./Insajderi.com