Vuçiq: “Ofruam vaksina për të gjithë në Kosovë, na refuzuan”

Vuçiq: “Ofruam vaksina për të gjithë në Kosovë, na refuzuan”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se ky vend ka qenë i gatshëm që t’ju ofrojë vaksina anti-COVID’19 të gjithë banorëve të Kosovës, pa dallim etnie, për sipas tij, këtë gjë e ka refuzuar Kosova, transmeton Insajderi.

Ai thotë se kanë ofruar vaksina për të gjithë duke mos i ndarë qytetarët. Përveç kësaj, atyre i është ofruar ndihmë shtesë prej tre mijë dinarësh (25 euro), por që edhe kjo është refuzuar.

“Ne ofruam vaksina për të gjithë, nuk i ndamë qytetarët. Ata i ndanë”, tha ai gjatë një fjalimi për Kosovën në Kuvendin e Serbisë”, raporton ‘Tanjug’.

Vuçiq theksoi se refuzimi nga Prishtina bëri që të pamundësohet vaksinimi, edhe i serbëve në Kosovë, prandaj u desh që qendrat mjekësore për këtë të hapen në komunat e afërta të Serbisë Qendrore.

Sipas tij, deri më tani 25 mijë e 500 individë nga Kosova janë vaksinuar dhe më shumë se 22 mijë e 600 kanë marrë dozën e dytë. /Insajderi.com