Kurti: Njohja e Kosovës nga Serbia e domosdoshme, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

Kurti: Njohja e Kosovës nga Serbia e domosdoshme, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të martën se njohja e nga Serbia është e domosdoshme dhe se në raport me këtë të fundit “s’do të ketë përsëritje të tragjedive”, njofton Insajderi.

Ai në fjalën në Kuvend ku po mirëpritet ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, tha se Italia është partner i rëndësishëm për Kosovën, duke theksuar kontributin e tyre në raport me dialogun me Serbinë.

Tutje, shefi i ekzekutivit potencoi se Italia përveçse një shtet mik i Kosovës, është edhe shtet shembull se si duhet ecur përpara.

“Kemi zbatuar detyrat tona, dhe falënderojmë që Italia vazhdimisht bën përpjekje në njohjen e Kosovës nga vendet tjera dhe liberalizimin e vizave, andaj me Italinë kemi një miqësi të vërtetë. Zgjidhja e vetme është njohja e shtetit tonë dhe që e ndihmon edhe Serbinë nga mentaliteti i forcuar i Millosheviqit. E domosdoshme për ne është njohja e Kosovës. Nuk do të ketë përsëritje të tragjedive”, përfundoi Kurti.

Ai shtoi se Italia dëshmon respekt të veçantë ndaj punëtorëve përderisa në nenin e parë të Kushtetutës së Italisë thuhet se “Italia është republikë demokratike e themeluar mbi punën”.

“Respekti për punën është një ndër ato vlera që ne duam të mësojmë dhe zbatojmë. Qeveria e Kosovës ka vendosmëri për të ecur përpara pikërisht përmes punës”./Insajderi.com