Dafina Berisha, është shqiptarja e parë nga Kosova e cila do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 26 shtator në Parlamentin e Gjermanisë, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.
“Dafina Berisha ishte sot për vizitë në Ambasadë. Shqiptarja e parë me prindër nga Kosova që kandidon për zgjedhjet në Bundestagun e Gjermanisë me 26 Shtator 2021! Suksese Dafina!”./Insajderi.com