U përfol se do të kandidojë për kryetar të PDK-së, reagon Gent Cakaj

U përfol se do të kandidojë për kryetar të PDK-së, reagon Gent Cakaj

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm në Shqipëri, Gent Cakaj, deklaroi të martën mbrëma se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë, njofton Insajderi,

Përmes një postimi në Facebook, Cakaj sqaroi se është tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër.

Reagimi i tij erdhi pas aludimeve se i njëjti do të jetë kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Një sqarim i vogël:  E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë, unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht!”, shkroi Cakaj.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës të hënën ka marrë vendim për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021. Përveç Gent Cakaj, kandidatë të mundshëm për të parin e partisë janë përfolur edhe Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku./Insajderi.com