Norvegjia dhuron 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca për Kosovën

Norvegjia dhuron 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca për Kosovën

180 mijë doza vaksinash AstraZeneca, Norvegjia i ka dhuruar për Kosovën.

Kjo është kumtuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Ky dhurim vjen në kuadër të bashkëpunimit norvegjez me Bashkimin Evropian.

Në kumtesë përmendet edhe i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Kosova mund të mbështetet në Ekipën e Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca ndaj Kosovës. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucioneve të BE-së”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com