Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës është zgjedhur Albert Zogaj, njofton Insajderi.
Mandati i tij fillon më 7 korrik të vitit 2021 dhe është tre-vjeçar.
Zogaj shpalosi objektivat e veta përpara anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës duke u zotuar se gjatë mandatit të tij trevjeçar, do të përkushtohet në ngritjen e transparencës, llogaridhënies dhe nivelit të bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare.
Ai është gjyqtar në Gjykatën Supreme, dega civile. Gjyqtari Zogaj ka diplomuar me 30.06.2004, në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet post-diplomike në drejtimin Juridiko-Civil i ka përfunduar në vitin 2008.
Në shtator 2020 është zgjedhur gjyqtar në Gjykatë Supreme. Ka punuar dhe ka marrë pjesë në disa hulumtim-punime profesionale me institucione të ndryshme si Qendra Juridike e Kosovës, Qendra për të Drejtat e Njeriut e Universitetit të Prishtinës, Institutit Gjyqësor të Kosovës, etj. /Insajderi.com