Miftaraj: VV në pushtet nuk po bën “zhurma” për rastet e konflikt interesit

Miftaraj: VV në pushtet nuk po bën “zhurma” për rastet e konflikt interesit

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje “nuk po bën zhurmë më”, për rastet e konfliktit të interesit.

Miftaraj u referua te zgjedhja e Albert Krasniqit si kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Por, drejtori i IKD-së  theksoi se Krasniqi është edhe kryetar i Komisionit të Provimit të Jurisprudencës.

“Prej se erdhi VV në pushtet kemi mbetur vetëm ne me kërku me u ndal praktika e shkleljes së ligjit. Kemi mbetur jetima. Mbase kemi mbetur jetima, po qëndrimet si kemi ndryshuar, e as nuk kemi me i ndryshu”, tha ndër tjerash Miftaraj në Facebook. /Insajderi.com