Haxhiu: Një pjese të vaksinave të dhuruara nga Norvegjia u skadon afati pas 7 ditëve

Haxhiu: Një pjese të vaksinave të dhuruara nga Norvegjia u skadon afati pas 7 ditëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, deklaroi të mërkurën se një pjesë e 180 mijë vaksinave që Norvegjia i dhuroi Kosovës një ditë më parë, u skadon afati i përdorimit pas shtatë ditësh, njofton Insajderi.

Ai tha se këto vaksina nga AstraZeneca, Norvegjia i ka larguar nga përdorimi muaj më parë.

“Kur Norvegjia muaj më parë largoi nga përdorimi vaksinat Astra Zeneca në depo kishte 180,600 doza. Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë me datë 30 qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër e këtyre vaksinave që Norvegjia e ka larguar nga përdorimit afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Ai tutje u shpreh se kështu ndodh kur “Qeveria e Kosovës dështon të sigurojë vaksina vetë dhe të tjerët ia dhurojnë pjesën e vaksinave të cilave u skadon afati i përdorimit edhe shtatë ditë”.

“Edhe për këtë donacion kërkojmë qasje në dokumente për ta dëshmuar vertetësinë e këtij veprimi skandaloz të kësaj qeverie”./Insajderi.com