Turqia bën pullë postare portretin e mohuesit të gjenocidit në Srebrenicë

Turqia bën pullë postare portretin e mohuesit të gjenocidit në Srebrenicë

Posta e Turqisë ka nxjerrë një edicion me pulla postare me portretin e anëtarit serb në Presidencën e Bosnjë dhe Hercegovinës, Millorad Dodikut, njofton Insajderi.

Lideri i serbëve të Bosnjës njihet për vite me radhë si mohues i gjenocidit ndaj popullsisë boshnjake në Srebrenicë dhe ndaj krimeve të tjera të kryera nga forcat policore serbe në Bosnjë.

Kështu ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, gazetari Enver Robelli.

“Nga ana tjetër Rexhep Erdogani në shumë paraqitje publike thotë se është përkrahës dhe mbrojtës i myslimanëve të Bosnjës. Po shihet…”, ka shkruar ndër të tjera ai./Insajderi.com

May be an image of 1 person and text