“KFOR-i ka rol kryesor në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”

“KFOR-i ka rol kryesor në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”

Komandanti Suprem i Forcave të Aleantëve për Evropën, Todd Wolters, ka vizituar shtabin e KFOR-it ku zhvilloi takim me komandantin e kësaj force, Franco Federici, njofton Insajderi.

Me këtë rast gjenerali amerikan theksoi rëndësinë e KFOR-it që siç tha ai luan një rol kryesor në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Aleatëve për Evropën, gjeneral Todd Wolters, vizitoi selinë e KFOR dhe u takua me Komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Frank Federici, së bashku me stafin ndërkombëtar, shprehu mirënjohje për rolin kryesor që komanda luan në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratën e KFOR-it në Twitter. /Insajderi.com